Një futbollist 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore në Tajlandë. Viktima është identifikuar si Safwan Awae, i cili po luante në një takim mes dy skuadrave të ligës së tretë nga Tajlanda dhe Malajzia. Ngjarja ndodhi më 4 gusht në stadiumin Santiphap, në kushte të motit të rënduar nga shirat e sezonit musonik.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur rrufeja godet futbollistin, i cili rrëzohet menjëherë pa ndjenja në fushë. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe tentoi ta rikthente në jetë me reanimim (CPR), por 24-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spital, si pasojë e lëndimeve dhe djegieve të rënda. Përveç tij, edhe 12 futbollistë të tjerë pësuan djegie dhe lëndime të ndryshme.
Ata u transportuan në spital, ku morën trajtim mjekësor. Sipas protokolleve të FIFA-s dhe UEFA-s, ndeshjet duhet të ndërpriten dhe fusha të evakuohet kur konstatohet aktivitet i rrufeve në afërsi, por në këtë rast tragjedia nuk arriti të parandalohej. 🇹🇭⚡️ Thai footballer Sofwan Awae has died after being struck by lightning during a match, with 12 others also injured.
The incident occurred during a Golok Cup fixture at Santiphap Stadium in Sungai Golok, southern Thailand, between Samcolts and Abu x Nong Sirin. Awae, a… pic.twitter.com/iYoIKy1dry — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) August 5, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
