Vëllaznimi me bord të ri

0%

Vëllaznimi i Gjakovës është më i motivuar për faktin se kanë mbetur në elitën e basketbollit të Kosovës. Në vazhdën e përgatitjeve për edicionin e ri, kanë zgjedhur bordin e ri. Kryetari i klubit është zgjedhur Ardit Bakalli. “Është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i KB Vëllaznimi, me ç’rast është zgjedhur struktura e re drejtuese e klubit.

Në kuadër të strukturës së re organizative, në pozitën e kryetarit të klubit është zgjedhur z. Ardit Bakalli. Bordi i ri i KB Vëllaznimit përbëhet nga: Ardit Bakalli – kryetar; Bledar Kusari, Ardit Zeka – sekretar; Blend Kasapolli, Ardian Maloku, Behar Ferizi, Shkëlqim Gërqina, ⁠Jeton Bakalli, Endrit Berisha Kjo strukturë e re vjen si pjesë e vizionit të klubit për forcimin e organizimit, rritjen e profesionalizmit dhe vazhdimin e punës për zhvillimin institucional e sportiv të KB Vëllaznimit”, – thuhet nga klubi.

Burimi: Bota Sot