Tragjedi: Futbollisti 24-vjeçar ndërron jetë pasi e godet rrufeja

0%

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Tajlandë, ku futbollisti 24-vjeçar Safwan Awae humbi jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore mes dy skuadrave të ligës së tretë nga Tajlanda dhe Malajzia. Incidenti ndodhi më 4 gusht në stadiumin Santiphap, ndërsa ndeshja po zhvillohej në kushte të motit të rënduar nga shirat e sezonit musonik.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur rrufeja godet drejtpërdrejt futbollistin, i cili bie menjëherë pa ndjenja në fushë. 🇹🇭⚡️ Thai footballer Sofwan Awae has died after being struck by lightning during a match, with 12 others also injured. The incident occurred during a Golok Cup fixture at Santiphap Stadium in Sungai Golok, southern Thailand, between Samcolts and Abu x Nong Sirin.

Awae, a… pic.twitter.com/iYoIKy1dry — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) August 5, 2026 Stafi mjekësor reagoi menjëherë dhe tentoi ta rikthente në jetë me reanimim (CPR), por 24-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spital për shkak të lëndimeve dhe djegieve të rënda të shkaktuara nga goditja e rrufesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç viktimës, edhe 12 futbollistë të tjerë që ndodheshin në fushë pësuan djegie dhe lëndime të ndryshme. Ata u dërguan në spital, ku morën trajtim mjekësor. Në këtë periudhë të vitit, Azia Juglindore ndodhet në kulmin e sezonit të shirave, i cili zgjat nga maji deri në tetor dhe karakterizohet nga stuhi të shpeshta me shkarkime të forta elektrike.

Safwan Awae, a player of a Thai League 3 club, has tragically 𝐏𝐀𝐒𝐒𝐄𝐃 𝐀𝐖𝐀𝐘 after being struck by lightning while playing a game in the Kolok FA Cup in Thailand. 💔 pic.twitter.com/MrqCfxnnxO — AM7NEWS (@OfficialAM7News) August 5, 2026 Sipas protokolleve të FIFA-s dhe UEFA-s, ndeshjet duhet të ndërpriten dhe fusha të evakuohet nëse konstatohet aktivitet i rrufeve brenda një rrezeje prej 8 deri në 13 kilometrash.

Megjithatë, në këtë rast tragjedia nuk arriti të parandalohej./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi