​Në Shqipëri hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, ashpërsohen

0%

Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore përfshijnë: Pezullimin e lejes së drejtimit deri në dy vjet për drejtuesit që kapen duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit mbi kufijtë e lejuar ose në gjendje të dehur.

Masa më të forta për shpejtësinë, duke parashikuar gjoba më të larta dhe pezullim të lejes së drejtimit për shkelësit e përsëritur. Rregulla të reja për përdorimin e pajisjeve telefonike dhe pajisjeve të komunikimit gjatë drejtimit të automjetit. Ndryshime në procedurat e rikthimit të lejes së drejtimit pas pezullimit, duke vendosur afate dhe kushte të reja.

Siç transmeton Top Channel, ndryshimet synojnë të forcojnë disiplinën në qarkullimin rrugor, të rrisin sigurinë për përdoruesit e rrugës dhe të ulin numrin e aksidenteve në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot