Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së, me theks të veçantë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
Po ashtu, u vlerësua niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili është cilësuar si shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë. “
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale” , theksohet në njoftim.
