FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për president

0%

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka revokuar zyrtarisht mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s. FSHF-ja në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka informuar institucionin më të lartë se nuk do ta mbështesin Infantinon.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: “Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF e ka njoftuar institucionin më të lartë të futbollit botëror për vendimin e saj.

Në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thuhet se pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, federata ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më herët për kandidaturën e Infantinos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas FSHF-së, ky vendim vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar, si dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

Federata Shqiptare e Futbollit thekson se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë në mbështetje të një qeverisjeje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës”, thuhet në komunikatë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi