Tejkaloi trefish kufizimin e shpejtësisë, gjobitet me 500 euro

0%

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi të skajshme në Komunën e Shtimes. Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur të enjten, më 6 gusht , rreth orës , në rrugën transitore, në segmentin Davidovc–Belincë, ku zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor po zhvillonin kontrolle të shtuara në trafik.

Shoferi me inicialet A.M. (49 vjeç), duke drejtuar një veturë BMW M5 me targa të huaja, është regjistruar duke lëvizur me shpejtësi 178 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.

Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 500 eurosh, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, pasi tejkalimi i tyre rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Burimi: Bota Sot