Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Pejës ka njoftuar fermerët përfitues se të premten, më , do të bëhet shpërndarja e mekanizmit bujqësor – rotokosave. Sipas njoftimit, gjithsej 18 rotokosa do t’u shpërndahen fermerëve përfitues në oborrin e Shkollës Fillore “28 Nëntori” në fshatin Raushiq. Shpërndarja do të nisë në orën .
Drejtoria për Bujqësi ka theksuar se tërheqja e pajisjes së përfituar duhet të bëhet detyrimisht me traktor. Fermerët përfitues janë ftuar që të respektojnë orarin dhe kushtin e përcaktuar për tërheqjen e mekanizmit bujqësor. / Telegrafi
