Carragher i habitur me zgjedhjen e Salah

0%

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka shprehur habinë për vendimin e Mohamed Salah që ta vazhdojë karrierën te Trabzonspori, duke thënë se priste që sulmuesi egjiptian të transferohej në një klub të madh evropian.

Në një intervistë për Daily Mail, Carragher tha se mendonte se Salah do të përfundonte në Serie A, duke përmendur Milanin dhe Juventusin si destinacionet më të mundshme. “Mund të kishte luajtur në Serie A. Kampionati turk, sipas mendimit tim, është në një nivel shumë më të ulët.

Isha i bindur se do të përfundonte te Milani, Juventusi ose në ndonjë skuadër tjetër të atij niveli, duke luajtur në ‘San Siro’” , u shpreh Carragher. Sipas ish-reprezentuesit anglez, një nga arsyet pse Salah nuk u transferua te një klub më prestigjioz mund të kenë qenë kërkesat e tij financiare. “Ndoshta problemi ishte paga e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesat ekonomike mund t’i kenë dekurajuar disa klube, por mendoja se ai mund t’i ulte disi pretendimet për të siguruar një skuadër më të m irë”, shtoi ai. Transferimi i Mohamed Salah te Trabzonspori ka nxitur debat në mediat sportive angleze, pasi shumë analistë dhe tifozë prisnin që ai ta vazhdonte karrierën në një prej ligave më të forta të Evropës.

Burimi: Bota Sot