Komuna e Junikut vendos stikera dhe udhëzues në kontejnerë për

0%

Komuna e Junikut ka bërë të ditur se vendosur stikera njoftues në kontejnerët për hedhjen e mbeturinave, si dhe ka shpërndarë udhëzues për përdorimin e duhur të shportave për ndarjen e mbeturinave dhe komposterëve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, thuhet se në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave, si dhe duke iu përgjigjur kërkesave të banorëve të lagjes Agim Ramadani, Komuna e Junikut, në bashkëpunim me GIZ dhe organizatën CEDDE, ka vendosur stikera njoftues në kontejnerët për hedhjen e mbeturinave, si dhe ka shpërndarë udhëzues për përdorimin e duhur të shportave për ndarjen e mbeturinave dhe komposterëve.

“Ky aktivitet synon të lehtësojë identifikimin dhe përdorimin e drejtë të pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave, të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndarjen e mbeturinave në burim dhe të promovojë ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në komunën tonë” , thuhet në njoftimin e komunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje thuhet se një mjedis më i pastër dhe më i shëndetshëm fillon me kontributin e secilit prej nesh, së bashku, ta mbajmë Junikun të pastër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com