KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë. Kompania u ka bërë thirrje fermerëve që ujin ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të respektojnë orarin e ujitjes, në mënyrë që të sigurohet furnizim i barabartë për të gjithë.
Po ashtu, KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit. Nga kompania kanë falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
