Obiliqi vazhdon përgatitjet për vitin e ri shkollor, lyhet shkolla në

0%

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve shkollore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas njoftimit, punimet aktualisht po zhvillohen në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor. Nga Komuna e Obiliqit është theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera, në funksion të përgatitjes së tyre për nisjen e vitit të ri shkollor.

Burimi: Telegrafi