Pak më parë Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pejë ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhul Selmani”. Sinjali mëson nga burimet se bëhet fjalë për 34-vjeçarin Arjanit Qetaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.
Për momentin nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa organet kompetente kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekskluzive | Ngjarje e rëndë në Pejë: 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugën “Zhuj Selmani” Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet zyrtare sapo ato të bëhen të ditura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
