Arteta pas humbjes ndaj Betisit: Lojtarët e Arsenalit janë të zemëruar

0%

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se lojtarët e tij janë të zhgënjyer dhe të zemëruar pas humbjes 3:1 ndaj Real Betisit në ndeshjen miqësore parasezonale të zhvilluar në Dublin. Betisi shfrytëzoi disa gabime në mbrojtjen e Arsenalit dhe shënoi tri herë në pjesën e parë përmes Rodrigo Riquelmes, Nelson Deossas dhe Pablo Fornals.

Arsenali reagoi me golin e Piero Hincapies pas më shumë se gjysmë ore lojë, por nuk arriti ta shmangte humbjen. “Janë shumë të mërzitur, u është dashur të përballen me një situatë të vështirë. Ata janë të zemëruar, por kjo është diçka e mirë. Kjo është ajo që na duhet”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

Trajneri spanjoll theksoi se skuadra ka ende gjëra për të përmirësuar, por sipas tij edhe rezultatet negative në fazën përgatitore mund të shërbejnë si motivim. Arsenali u paraqit pa disa lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Declan Rice, Bukayo Saka, Eberechi Eze dhe Noni Madueke, ndërsa Martin Odegaard sapo është rikthyer në stërvitje individuale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, “Topçinjtë” zbritën në fushë me një formacion të fortë, ku nga minuta e parë luajtën Viktor Gyokeres, Kai Havertz dhe përforcimi i ri Christos Tzolis. Në këtë ndeshje, mesfushori 19-vjeçar Louie Copley pësoi një lëndim në gju menjëherë pas inkuadrimit si zëvendësues.

Arteta u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tij dhe tha se më shumë detaje do të dihen pas ekzaminimeve mjekësore. Arsenali do ta nisë sezonin e ri në Premier League më 21 gusht, me ndeshjen ndaj Coventry City.

Burimi: Bota Sot