Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e një qëndrese qytetare kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrative-territoriale.
Top Channel raporton se në dokumentin e shpërndarë për degët e PD-së kërkohet bashkëpunim me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive. PD pretendon se reforma e propozuar nga mazhoranca prek vetëqeverisjen vendore dhe kërkon mobilizimin e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja e bashkive.
Sipas dokumentit të PD-së, degët duhet të zhvillojnë takime urgjente me këshilltarët demokratë dhe të ndërtojnë një strategji kundërshtimi në nivel vendor.
