Vazhdojnë hetime për shpërthimin në Gjilan

0%

Një shpërthim i fuqishëm në një veturë tronditi të mërkurën, më , rreth orës qytetin e Gjilanit. Sipas policisë, e cila po vazhdon hetimet për rastin, nga ky shpërthim mbetet të plagosur dy persona.

Ekipe të forenzikës e policisë, por edhe hetues policor kanë dalë, të enjten në vendngjarje, më , për të mbledhur provat e mbetura që mund të çojnë në zbulimin e vendosjes së mjetit shpërthyes në veturë, e cila pas shpërthimit la të lënduar dy persona. Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës tha të mërkurën mbrëma, më 05. 08. 2026, se rreth orës ka pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën “Lufta e Gjilani 44″ ka ndodhur një detonim në një veturë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, tha për KALLXO.com se menjëherë patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes” – tha ai për KALLXO.com. Hashani ka thënë se në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere. “Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”- tha Hashani.

Sipas tij, në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Deri tani, po siaps zëdhënësit Hashanij, nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan. Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com. Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan. Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com.

Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan. Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com. Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan. Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com. Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan. Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com.

Burimi: Kallxo