Gjykata Speciale ka caktuar datat për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë, në të cilin janë të akuzuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Vetëm ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe , duke filluar nga ora , sipas kohës së Evropës Qendrore.
Seancat do të jenë publike dhe do të mund të ndiqen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes transmetimit në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës në Hagë.
Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se Gjykatësi i Vetëm të marrë vendimin për rastin. KALLXO.com kishte siguruar dosjen për të cilën akuzohet Thaçi dhe të tjerët.
Informacione konfidenciale të grisura e të hedhura në mbeturina e informacione konfidenciale të mbajtura në vetura pretendohen se janë gjetur dhe janë dëshmi e prova nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Thaçin dhe të tjerët, në aktakuzën e re të ngritur më .
Të gjitha këto informacione që ishin shkruar në letra, që ZPS thotë se i kishte gjetur gjatë bastisjeve në vendbanimin e Hysni Kilajt dhe veturën e Bashkim Smakajt, pretendohet se ishin dhënë nga Thaçi gjatë vizitave që ata i kishin bërë në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.
Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
ZPS ka vlerësuar se veprimet e të akuzuarve synonin pengimin e çështjes Thaçi dhe të tjerët.
