Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shtyrja u bë me kërkesë të Albin Kurtit, kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), njëkohësisht kryeministër në detyrë. Hamza duke folur për gazetarët në holl të Kuvendit e quajti papërgjegjësi këtë vendim.
“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit nga partia që ka fituar shumicën e votave. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet” , tha Hamza. I pyetur nëse do të shqyrtonin një takim me LVV-në, Hamza tha se nuk kanë nevojë për takime “pa rezultat”. “Nuk kemi nevojë të takohemi.
Ne kemi deklaruar rolin tonë që do të jemi parti në opozitë”, tha Hamza.
