Shpërndaje në: Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka lënë të hapur mundësinë që gjatë të enjtes mund të ketë përparim në bisedimet për presidentin me Lëvizjen Vetëvendosje. “Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, por mbetet të shohim ka ose nuk ka”, ka thënë ai para mediave.
Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë “as e njoftuar” për kërkesën e kryetarit të LVV-së për shtyrje të seancës konstituive, ndërkohë që e ka kritikuar Albin Kurtin.
“Ishte i pritshëm propzoimi i emrit sepse nuk ka debat në seancën konstituive, por ky është Albin Kurti, ai di edhe të debatoj, edhe të hapë fushatë elektorale, edhe të kërkojë kohë shtesë duke menduar se është një dhe i vetmi mbi Kushtetutën dhe mbi vullnetin politik”, u shpreh ai. Ai ka theksuar se çdo shtyrje e afatit kushtetues ”na futë në krizë kushtetuese”.
