Shpërthimi në Gjilan, përfundon ekzaminimi i veturës, lirohet për

0%

Vetura në të cilën u vendos eksplozivi që shpërtheu mbrëmjen e është larguar nga parkingu i ndërtesave të banimit në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” pas marrjes se provave materiale nga ekipet e forenzikës policore. Përveç veturës e cila dyshohet se ishte target i shpërthimit, dëme kishin pësuar edhe disa vetura të tjera, por edhe një ndërtesë.

KALLXO.com është në vendin ku kishte ndodhur shpërthimi dhe sjell pamje të xhamave të thyer të katit përdhes të një objekti të banimit. Aktualisht perimetri që ishte rrethuar është liruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Ekipe të çminimit, forenzika, hetues regjionalë të Gjilanit, gjatë ditës së sotme, më , kanë vazhduar punën e tyre për të siguruar prova materiale për zbardhjen e rastit të shpërthimit në Gjilan. Deri më tani nuk ka ende ndonjë pistë të dyshimtë, meqenëse ende nuk është intervistuar i lënduari, Nehat Thaqi. Ai është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në QKUK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një shpërthim i fuqishëm në një veturë tronditi të mërkurën, më , rreth orës qytetin e Gjilanit. Sipas Policisë, e cila po vazhdon hetimet për rastin, nga ky shpërthim mbetën të plagosur dy persona. Policia e Kosovës tha të mërkurën mbrëma, më , se rreth orës ka pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën “Lufta e Gjilani 44″ ka ndodhur një detonim në një veturë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, tha për KALLXO.com se menjëherë patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes. “Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes” – tha ai për KALLXO.com. Hashani ka thënë se në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere.

“Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”- tha Hashani. Sipas tij, në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Deri tani, po sipas zëdhënësit Hashani, nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.

Burimi: Kallxo