Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.R., nën dyshimin se ka kryer katër vepra penale. Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit dhe mund të zgjasë deri më .
I pandehuri dyshohet për dy vepra penale të detyrimit në bashkëkryerje, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe frikësim gjatë procedurës penale.
Sipas dyshimeve të paraqitura nga gjykata, gjatë vitit 2025, i pandehuri, në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se përmes kanosjes ka detyruar një person tjetër të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për veten dhe familjen.
Po ashtu, dyshohet se në bashkëkryerje e ka privuar nga liria personin e dëmtuar, ndërsa gjatë vitit 2026 dyshohet se ka përdorur kanosje për ta penguar të dëmtuarin në dhënien e deklaratave pranë prokurorisë.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri të largohet nga Kosova ose të ndikojë tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët, pasi sipas vendimit ai ka qenë në arrati që nga janari i vitit 2026. Hetimet dhe procedura paraprake janë ende në zhvillim, ndërsa Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale.
