Mirlind Daku prezantohet në klubin e ri dhe merr numrin e Kombëtares

0%

Klubi i Spartak të Moskës ka prezantuar sot zyrtarisht Mirlind Dakun si afrimin më të ri të tij. Futbollisti shqiptar është transferuar nga Rubin Kazan, pasi Spartak Moskë bleu 11 milionë euro kartonin e tij. Klubi bëri të ditur se Daku kishte firmosur për tre vitet e ardhshme me të. “Dashuroj të shënoj gola.

Tani do ta bëj për Spartakun”, ishin fjalët e Dakut në videon e prezantimit, ku ai shfaqej me fanellën e skuadrës së re. Sulmuesi ka zgjedhur numrin 19 në klubin e ri, një fanellë që përkon me atë që mban në radhët e Kombëtares shqiptare.

Burimi: Bota Sot