Didier Deshamp nuk ka vonuar që të shqyrtojë në tavolinë para tij ofertat e para pas largimit nga drejtimi i përfaqësueses së Francës. Tekniku i cili mbylli 14 vitet në drejtim të bluve pas Botërorit 2026, raportohet se ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme në aspektin financiar, të cilën ai e ka refuzuar.
Al-Ahli i Arabisë Saudite është i interesuar për trajnerin duke i ofruar pankinën e klubit, me një rrogë që do të kalonte çdo trajner tjetër në qarkullim. Megjithatë, raportohet se negociatat nuk ka gjasa të kenë sukses nëse nuk ka një kthesë të papritur të ngjarjeve.
Burime pranë klubit kanë treguar se kanë lindur disa pika mosmarrëveshjeje, veçanërisht në lidhje me vendimmarrjen strategjike. Trajneri 57-vjeçar duket se pret një ofertë nga klube më të rëndësishme, ndaj u ka thënë “jo” sheikëve që ishin gati t’i siguronin një kontratë afatgjatë.
