ASH: Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë

0%

Aleanca për Shqiptarët njofton se situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë. “Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë reagimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe punës së pandërprerë të shtabeve të krizës qendror dhe lokal, komunave të tjera, stafit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve.

Aleanca për Shqiptarët i jep mbështetje të plotë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në menaxhimin e situatës me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve”, thonë nga ASH. Nga atje thonë se mbi fatkeqësinë e Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik. “Situata e rëndë që kaloi Gostivari nuk duhet të shfrytëzohet për poena politikë.

Mbi gjithë atë që ndodhi në qytet dhe shqetësimin e qytetarëve nuk ndërtohet as kauzë, as rejting dhe as fushatë partiake. Është e lehtë të kritikosh nga larg, por qytetarët e mbajnë mend mirë se kush ishte pranë tyre në ditët më të vështira dhe kush nuk solli as edhe një shishe ujë, duke u mjaftuar vetëm me akuza dhe deklarata publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo lëshim duhet të zbardhet dhe çdo përgjegjësi të përcaktohet nga institucionet kompetente. Por situata delikate në Gostivar nuk duhet të përdoret për tensione, viktimizim apo përfitime partiake”, shtojnë nga ASH.

Burimi: Telegrafi