Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve. Ai shtoi se Kosova nuk ka kohë dhe energji për të humbur me “lojëra e pazare politike”.
“Nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që mund të ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë, ne jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe, konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike.
Ajo që mund të ju them është që Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por nga ana tjetër ne kemi një qëndrim publik politik”, u shpreh Tahiri./ EO
