​Në Odesa, askush nuk është i sigurt nga sulmet e reja ruse në Detin

0%

“Operatori i vinçit, kolegu im, vdiq vetëm pesë metra larg meje… Shoferi mbeti në kabinë. Edhe ai vdiq.” Svitlana Halchenko dridhet teksa kujton raketën balistike ruse që shpërtheu në vendin e saj të punës në Odesa, duke vrarë kolegët e saj, shkruan BBC, transmeton KosovaPress. Svitlana punon si menaxhere e turnit në një depo në portin kryesor të qytetit.

Pavarësisht lëndimeve – ajo ecën me vështirësi dhe ende ka copëza predhash të ngulitura në këmbë dhe në shpinë – Svitlana është e vendosur të vazhdojë punën. Megjithatë, vendi i saj i punës, dikur plot gjallëri, tani është pothuajse i heshtur.

Rusia po intensifikon përpjekjet për t’i bllokuar lidhjet tregtare të Ukrainës me pjesën tjetër të botës, duke shtuar sulmet përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit në Detin e Zi. Nga infrastruktura e dëmtuar portuale deri te anijet e goditura, me ura të nxira nga zjarri dhe kontejnerë që ende nxjerrin tym, gjurmët e sulmeve janë të dukshme kudo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo vërehet veçanërisht në horizont, ku hyrjet drejt porteve dikur të mbushura me anije të Ukrainës – Odesa, Çornomorsk dhe Pivdennyi – tashmë janë pothuajse të zbrazëta. Svitlana përpiqet të ruajë buzëqeshjen gjatë gjithë bisedës, por dhimbja e saj është e dukshme.

Ajo përdredh vazhdimisht një faculetë me gishta, përpiqet të ruajë qetësinë dhe shikon larg, ndërsa lotët i mbushin sytë pas syzeve.

Burimi: Bota Sot