KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë

0%

KRU Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit, në kuadër të punëve të rregullta në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në rrugët: Zenel Salihu, Ymer Paqarizi, Holger Pedersen, Jakup Ferri, Bajram Musa, Ilaz Kodra dhe Ahmet Korenica.

KRU Prishtina nuk ka dhënë detaje shtesë për natyrën e intervenimeve, ndërsa qytetarët e këtyre zonave mund të hasin në punime të përkohshme gjatë ditës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com