Josie Gibson krenare për transformimin pas operacionit prej 7 mijë

0%

Moderatorja dhe ylli televiziv britanik Josie Gibson është shfaqur më e lumtur se kurrë teksa ka ekspozuar rezultatet e operacionit estetik në krahë, të njohur si brachioplasty, që i kushtoi rreth 7 mijë paund. Ylli i “This Morning” u fotografua me një fustan elegant pa mëngë, duke treguar me vetëbesim transformimin e saj fizik pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Vetë Josie ka zbuluar se gjatë procedurës iu hoqën rreth 45 për qind e indeve të krahëve, pas humbjes së konsiderueshme në peshë. Në deklaratat e saj, prezantuesja tha se kishte menduar gjatë para se të merrte vendimin për operacionin, por se ndihet shumë më rehat me pamjen e saj dhe më e sigurt në vetvete. Ajo theksoi se ndryshimi nuk ka qenë vetëm estetik, por edhe emocional.

Josie Gibson Paraqitja e fundit e Josie Gibson ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat e kanë komplimentuar për guximin që foli hapur për ndërhyrjen dhe për vetëbesimin me të cilin po e shijon këtë fazë të re të jetës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Moderatorja ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për transformimin e saj fizik, ndërsa vazhdon të ndajë me publikun rrugëtimin personal drejt një stili jetese më të shëndetshëm. Josie Gibson

Burimi: Bota Sot