Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohet një person

0%

Një aheng familjar në Pejë u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, duke detyruar Policinë e Kosovës të reagojë menjëherë. Në vendngjarje u sekuestrua një armë, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Rexhë Avdija” në Pejë, pasi stacioni policor u njoftua për të shtëna me armë gjatë një ahengu. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: një armë të tipit Zoraki, kalibër 9 mm; pesë fishekë; një karikator. Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë organizimit të ahengjeve dhe festimeve të tjera të mos përdorin armë, duke theksuar se përdorimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme përbën vepër penale. “Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që përdorin armë në mënyrë të kundërligjshme” , thuhet në apelin e Policisë.

Burimi: Bota Sot