Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Malishevë

0%

Një person është arrestuar me datë në Malishevë, pasi që gjatë një ahengu familjar kishte gjuajtur me armë. Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me gaz me karikator dhe dy gëzhoja. “I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Burimi: Kallxo