Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, paratë ishin

0%

30 mijë euro të padeklaruara, janë zbuluar gjatë një kontrolli nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur në hyrje të Republikës së Kosovës, ku për kontroll është paraqitur një kamion me gjysmërimorkio të zbrazët, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, shoferi është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare që duhej të deklaroheshin, por ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur. Dogana bën të ditur se, bazuar në analizën e rrezikut, është kryer një kontroll i përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia e Kosovës.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të fshehura në dollapin e kamionit, si dhe një pjesë e tyre në jastëkun e shoferit” – thuhet në njoftim. Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 30 mijë euro në kartëmonedha prej 20, 50, 100 dhe 200 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mjetet monetare janë ndaluar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave dhe legjislacionit në fuqi që rregullon deklarimin e mjeteve monetare gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Kosovës.

Dogana rikujton se çdo person që transporton 10 mijë euro ose më shumë, ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme, ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.

Sipas Doganës së Kosovës, kontrollet për zbulimin e rasteve të mosdeklarimit të mjeteve monetare do të vazhdojnë me qëllim të zbatimit të legjislacionit doganor dhe mbrojtjes së interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Burimi: Kallxo