Hapet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë

0%

Rruga “Ilir Konushevci”, një nga segmentet më të frekuentuara të Prishtinës, është hapur sërish për qarkullimin e automjeteve pas përfundimit të punimeve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës , Përparim Rama , i cili tha se ekipet kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, për ta bërë rrugën të kalueshme sa më shpejt.

“Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga ‘Ilir Konushevci’ të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët”, ka shkruar Rama. Rruga kishte qenë e mbyllur për qarkullim nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” , për shkak të punimeve infrastrukturore.

Me rihapjen e këtij segmenti, pritet të lehtësohet qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të kryeqytetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com