Një zyrtar policor i Kosovës është sulmuar fizikisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje që pasoi refuzimin e hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës .
Dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, pasi iu ishte refuzuar hyrja në RMV nga autoritetet maqedonase, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të Kosovës. Polici i lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
