Bien çmimet e naftës e benzinës për nga 5 centë

0%

Shpërndaje në: Për nga 5 centë ka rënë çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë të enjten. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës të enjten do të jetë 1.72 euro nga 1.77 euro sa ishte të mërkurën. Ndërkohë çmimi i benzinës do të jetë 1.45 euro për litër nga 1.50 euro sa ishte dje. Çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.60 euro për litër.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro. Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie.

Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha