Obiliqi nis ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, investimi rreth 3

0%

Komuna e Obiliqit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në qytetin e Obiliqit, një investim i cili kap vlerën rreth 3 milionë euro. Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, të cilët janë njoftuar për ecurinë e punimeve.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit, projekti synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative për qytetarët.

Afati i realizimit të projektit është 36 muaj, ndërsa Komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e hapësirave të reja publike për qytetarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi