Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “Ilir Konushevci” është hapur për qarkullim dhe tashmë është plotësisht funksionale për qytetarët. Rama ka thënë se ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, për të përfunduar punimet dhe për ta bërë rrugën të kalueshme sa më shpejt.
Nis asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” pas përplasjeve për ngushtimin e saj “Ekipet e Kryeqytetit Prishtina kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga ‘Ilir Konushevci’ të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët. Ta gëzoni rrugën e re”, ka shkruar Rama. Deri më 10 gusht mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për riasfaltim
