Rruga “Ilir Konushevci”, një prej segmenteve më të frekuentuara të kryeqytetit, është liruar për qarkullim. “Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga “Ilir Konushevci” të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët” shkroi Përparim Rama mëngjesin e sotëm, në njoftimin për hapjen e rrugës.
Rruga ishte e mbyllur nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, për shkak të punimeve. Punimet filluan më 22 korrik.
