Shpërndaje në: Edhe sot në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 dhe 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet në mes të 33 e 38 gradë. Sipas parashikimit do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet atmosferike sipas IHMK-së do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.
Burimi:
Koha
