Deri më 10 gusht mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për

0%

Kryeqyteti ka njoftuar se nga data 5 deri më 10 gusht të këtij viti, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.

Sipas njoftimit, segmenti që do të mbyllet përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Nis asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” pas përplasjeve për ngushtimin e saj Kryeqyteti ka bërë thirrje që qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim. Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi