Deputetët e zgjedhur mblidhen sot për të konstituar Kuvendin

0%

Shpërndaje në: Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të, do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Seanca është caktuar të nisë në orën dhe në rend të ditës janë katër pika.

Pika e parë është: formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; e dyta: betimi i deputetëve; e treta: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit; dhe e katërta: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Me konstituim të Kuvendit, nis edhe rrjedhja e afatit prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, ku edhe është ngërçi më i madh mes partive.

E rrjedhja e afatit 15-ditësh për votim të qeverisë në Kuvend, nis pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë emrin e propozuar nga shumica. Edhe Arbëri 28 gus 2025 Deputetët mblidhen në përpjekje për të zgjidhur ngërçin e dytë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

As takimi i tretë i mbajtur të mërkurën ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje. Ndryshe nga dy takimet paraprake, ai i së mërkurës është zhvilluar në ndërtesën e Kuvendit, pa paralajmërim paraprak.

Kurti, që ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit, nuk ka shprehur disponim për të dhënë detaje nga takimi, por ka konfirmuar mungesën e arritjes së marrëveshjes. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.

Edhe Arbëri 9 kor 2026 Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim E, Abdixhiku nuk është deklaruar dhe ka shmangur gazetarët, duke dalë nga dera e pasme e Kuvendit.

Paraprakisht ai ka qenë në mbledhjen e parë të deputetëve të zgjedhur të partisë që drejton, e të cilët kanë shprehur qëndrimin se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje, në rast se ajo nuk ia garanton LDK-së postin e presidentit. Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit të këtij viti ishin të tretat që u organizuan në harkun kohor prej një vit e gjysmë. Në të tria, LVV-ja fitoi bindshëm.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh. Megjithatë, çështja e zgjedhjes së presidentit kërkon dy të tretat e votave të Kuvendit.

Edhe Arbëri 1 sht 2025 Mblidhet Kryesia e Kuvendit, PDK-ja dhe LDK-ja paralajmërojnë se s’do të shkojnë Në dy rundet e para të votimit për zgjedhjen e presidentit, kërkohen votat e 80 deputetëve. Në rast se zgjedhja e presidentit dështon në dy runde, atëherë, në rundin e tretë të votimit, kandidati që merr 61 vota në Kuvendin me 120 vende, zgjidhet president.

Burimi: Koha