Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

0%

Kuvendi i Kosovës pritet të konstituohet sot, në seancën plenare të caktuar për në orën , e cila zhvillohet në ditën e fundit të afatit të paraparë me Kushtetutë për përmbylljen e këtij procesi. Me konstituimin e Kuvendit do të hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja, ndërsa në të njëjtën kohë po shtohen diskutimet lidhur me pozitën e presidentit.

Seanca do të nisë me themelimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të deputetëve. Pasi të miratohet raporti i këtij komisioni, deputetët do të bëjnë betimin dhe më pas do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se sfidat më të mëdha mund të shfaqen pas krijimit të institucioneve të reja, sidomos sa i përket ushtrimit të detyrës së presidentit. Ata theksojnë se Kushtetuta, përkatësisht neni 90, e kufizon këtë mandat në një periudhë prej gjashtë muajsh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast se gjatë kësaj kohe nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi mund të përballet me një situatë të ndërlikuar juridike, pasi legjislacioni nuk përcakton qartë se si duhet të veprohet pas skadimit të këtij afati. Sipas analistëve politikë, ky skenar mund të ndodhë nëse subjektet politike nuk arrijnë të sigurojnë shumicën prej 80 votash në Kuvend, e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Një zhvillim i tillë mund ta zhvendosë debatin nga politika në aspektin juridik, duke hapur mundësinë për interpretime të reja dhe përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, si një prej opsioneve të mundshme përmenden edhe zgjedhjet e reja, nëse institucionet nuk arrijnë të funksionalizohen brenda afateve kushtetuese.

Legjislatura e re e Kuvendit është rezultat i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com