Riikthehet pas 20 muajsh te Chelsea

0%

Pas plot 20 muajsh larg futbollit kompetitiv, Mykhailo Mudryk është rikthyer në fushë me fanellën e Chelseat. Sulmuesi ukrainas u aktivizua në minutën e 82-të në miqësoren ndaj Juventusit në Hong Kong, ndeshje që përfundoi me fitoren 1:0 të skuadrës italiane.

Rikthimi i tij erdhi vetëm pesë ditë pasi përfundoi pezullimi për rezultatin pozitiv me substancën e ndaluar meldonium, pas marrëveshjes së arritur me Federatën Angleze të Futbollit dhe Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA). 43 mijë tifozët e pranishëm në “Kai Tak Stadium” e pritën me duartrokitje futjen në lojë të 25-vjeçarit, i cili në minutat e pakta në fushë tregoi lëvizshmëri në krahun e majtë dhe krijoi disa momente interesante, përfshirë edhe një krosim të rrezikshëm në fund të ndeshjes.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, nuk e fshehu emocionin për rikthimin e ukrainasit. “Ishte një moment emocional për të gjithë në klub. Kur i tregova para ndeshjes se do të luante 10-15 minuta, ai ishte jashtëzakonisht i lumtur. Pas një periudhe kaq të gjatë, ishte një ndjenjë e mrekullueshme ta shihnim sërish në fushë”, tha Alonso.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mudryk nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare që nga nëntori i vitit 2024, kur kishte shënuar në fitoren e Chelseat ndaj Heidenheimit në Conference League. Gjatë mungesës së tij, ai ishte stërvitur individualisht për të ruajtur formën fizike.

Burimi: Bota Sot