Alijaj: Kurti s’është i gatshëm t’ia ofrojë LDK-së pozitën e

0%

Shpërndaje në: Analisti Artan Alijaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e gatshme që t’ia ofrojë pozitën e presidentit Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai e ka vlerësuar këtë pozitë si “shumë të rëndësishme” dhe jo “thjesht ceremoniale” ashtu siç e kanë quajtur akterë politikë.

Alijaj ka theksuar se në negociatat mes LVV-së e LDK-së do të duhej të diskutohej për pozitën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit, ndërkohë që ajo e presidentit të jetë “unifikuese”. “Edhe Kurti e edhe LVV-ja nuk janë të gatshme të ofrojnë pozitën e presidentit për LDK-në. Ndoshta oferta që ka qenë nga Kurti ka qenë për pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe disa pozita qeveritare…

Kurti është në pozitë pak më të lehtë në krahasim më të gjitha partitë opozitare. Fakti që ka pasur probleme brenda partive politike, në këtë rast në LDK, ndoshta është menduar që LDK do ketë qasje më të hapur sa i përket negociatave me LVV-në. Në anën tjetër duket se edhe LVV është e ngurtë në pozicionin e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por derisa partitë flasin për interesa dhe apetite partiake, interesat e shtetit po lëndohen”, ka thënë ai në Interaktiv. Alijaj ka shtuar se pa marrëveshje kompromisi mes LVV-së e LDK-së, shmangia e zgjedhjeve të reja do të jetë e vështirë, e ato sipas tij do të kenë efekt negativ te të gjitha partitë.

“Mund të ketë efekt negativ për LDK-në shkuarja në proces zgjedhor, ky është presion shtesë për ta dhe çdo parti politike. Asnjë parti nuk mendoj se e ka interes të shkojë në zgjedhje por nëse nuk arrihet marrëveshje kompromisi mes LVV e LDK, atëherë alternativat do të jenë shumë të pakta për të mos shkuar në zgjedhje”, u shpreh ai.

Të mërkurën ka dështuar edhe përpjekja e tretë për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për formimin e institucioneve. Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk prodhoi marrëveshje as në këtë takim. Ndryshe nga dy takimet paraprake, ky i së mërkurës është zhvilluar në ndërtesën e Kuvendit, pa paralajmërim paraprak.

Edhe Arbëri 15 pri 2026 Alijaj: Nëse Osmani kthehet në LDK, s’ka gjasa të ketë marrëveshje me LVV-në për presidentin

Burimi: Koha