Çmenduri në Turqi: 25 mijë tifozë mirëpresin Mohamed Salahun te

0%

Mohamed Salah ka mbërritur zyrtarisht në Turqi për të nisur aventurën e re me Trabzonsporin, ndërsa është pritur në mënyrë spektakolare nga mijëra tifozë të klubit. Ylli egjiptian zbarkoi në Trabzon, ku sipas mediave turke rreth 25 mijë tifozë u mblodhën për ta mirëpritur me këngë, fishekzjarrë dhe pishtarë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Pamjet e pritjes janë bërë virale në rrjetet sociale. Salah u shfaq para tifozëve i veshur me fanellën e Trabzonsporit me numrin 10, ndërsa nuk e fshehu emocionin për mikpritjen që iu rezervua.

MOHAMED SALAH 🇪🇬 EST DÉJÀ UNE ROCKSTAR EN TURQUIE 🇹🇷 ! 🤩 🎥 @Trabzonspor pic.twitter.com/qyiYIvxxVs — Actu Foot (@ActuFoot_) August 5, 2026 “Sinqerisht, nuk mbaj mend nëse kam parë ndonjëherë diçka të tillë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Janë 25 mijë tifozë, është e pabesueshme”, u shpreh Salah. Sulmuesi 34-vjeçar i dha fund aventurës në Liverpool pas nëntë sezonesh të jashtëzakonshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me fanellën e “The Reds”, ai zhvilloi 442 ndeshje, realizoi 257 gola dhe fitoi dy tituj të Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe trofe të tjerë të rëndësishëm. 🚨🚨🎙️| Mohamed Salah on his Trabzonspor unveiling: “I honestly can’t even remember if I’ve seen something like this before. I’m very happy to be here.

There are 25,000 fans, it’s UNBELIEVABLE!” 🤯 pic.twitter.com/bNMjaiS8QV — Goals Side (@goalsside) August 5, 2026 Trabzonspori shpreson që me afrimin e Salahut të rikthehet në garën për titull në Superligën turke dhe t’i japë fund dominimit të Galatasarayt, duke synuar të fitojë kampionatin për herë të parë pas pesë vitesh.

Burimi: Telegrafi