Goli i Doçit nuk mjafton, Vllaznia mbetet jashtë finales së grupit

0%

Vllaznia e vajzave nuk ia doli të siguronte finalen e grupit në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League. \Vajzat kuqeblu u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Spartak Myjava në sfidën e zhvilluar në Qipro. Skuadra sllovake kaloi në avantazh në minutën e 42-të, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Spartak Myjava realizoi edhe golin e dytë në minutën e 68-të duke marrë kontrollin e sfidës. Vllaznia reagoi në minutën e 74-t me kapitenen Megi Doçi, e cila shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca, e devijuar nga portierja, që e dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, shkodranet nuk arritën të gjenin golin e barazimit deri në fund.

Pas këtij rezultati, Vllaznia do të luajë më 8 gusht ndaj Apollon Limassol, në ndeshjen e fundit të këtij raundi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot