Zuckerberg i kërkon falje Indisë për përmbajtjet abuzive në Meta

0%

Shefi ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, i ka kërkuar falje qeverisë së Indisë për praninë e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, përmbajtjeve të rreme dhe gabimeve operative në platformat e kompanisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kërkimfalja është bërë gjatë një takimi mes drejtuesve të Metës dhe zyrtarëve indianë, ku kompania është përballur me kritika për mënyrën se si ka menaxhuar përmbajtjet e paligjshme në Facebook dhe Instagram.

Sipas raportimeve, qeveria indiane kishte kërkuar më herët nga Meta që të largonte reklamat dhe përmbajtjet që promovonin materiale të abuzimit seksual me fëmijë në Instagram, duke kërkuar gjithashtu një shpjegim se si një përmbajtje e tillë kishte arritur të shfaqej në platformë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Meta kishte deklaruar se ka “zero tolerancë” ndaj materialeve të abuzimit seksual me fëmijë dhe se po forcon sistemet e saj për zbulimin dhe largimin e përmbajtjeve të tilla.

Përveç kësaj çështjeje, kompania është përballur edhe me reagime nga autoritetet indiane pasi Facebook kishte kufizuar përkohësisht një postim të kryeministrit Narendra Modi, duke e cilësuar më pas si një gabim operacional.

India ka ashpërsuar këtë vit rregullat për platformat sociale, duke rritur përgjegjësinë e kompanive teknologjike për përmbajtjet që publikohen nga përdoruesit dhe duke vendosur afate më të shkurtra për largimin e materialeve të paligjshme pas njoftimeve nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com