Restoranti në Florida organizon darka ku mysafirët hanë të zhveshur –

0%

Një restorant në qytetin Hollywood të Floridës, SHBA, ka sjellë një koncept të pazakontë gastronomik: darka ku klientët mund të hanë plotësisht të zhveshur. C.L.A.S.S. Soirée Steakhouse organizon këtë eksperiencë një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji.

Ideja lindi pasi një grup nudistësh kishte marrë me qira restorantin për një darkë private, duke e shtyrë pronarin dhe shefin e kuzhinës, Maurad Ali, që ta kthente në një aktivitet të rregullt. Menuja përfshin një darkë me çmim fiks, me meze, pjata të para, një kombinim mishi dhe ushqimesh deti, si dhe një dolli me shampanjë.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të ruajtur një atmosferë më intime. Çmimi i pjesëmarrjes ndryshon sipas kategorisë: burrat paguajnë 250 dollarë, gratë 150 dollarë, ndërsa çiftet 300 dollarë. Sipas autoriteteve lokale, aktiviteti është i ligjshëm, pasi stafi i restorantit që shërben klientët qëndron i veshur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mysafirëve u ofrohet një mantel në hyrje, si dhe peshqir për prehër dhe mbulesë për ulëse. Shefi i kuzhinës Maurad Ali ka thënë se ideja synon ta bëjë restorantin më të veçantë në një treg shumë konkurrues dhe se aktiviteti ka tërhequr interes të madh që nga nisja e tij.

Burimi: Telegrafi