Rodri te Real, Bouaddi te City?

0%

Transferimi i Rodri nga Manchester City te Real Madrid do të shoqërohet me një efekt “domino” në merkato. Në rast transferimi të Rodri-t drejt Real Madridit, atëherë zëvendësuesi i kampionit të botës te “Qytetarët” do të jetë marokeni i Lille, Ayyoub Bouaddi. Man.

City tashmë ka arritur një marrëveshje personale me mesfushorin e Lille, por një marrëveshje transferimi midis klubeve nuk është finalizuar ende. Në anën tjetër, Lille i ka vënë syrin mersfushorit të ri të Real Madridit, Jorge Cestero, i cili do të zëvendësojë Ayyoub Bouaddi, bën të ditur Matteo Moretto. Ai mund të luajë si mesfushor mbrojtës, por ka luajtur edhe si qendërmbrojtës.

Ai aktualisht është në stërvitje parasezonale nën drejtimin e José Mourinhos, por shanset për të qenë pjesë e ekipit të parë në sezonin e ri, janë të pakta. Real Madrid mund të përdorë edhe në këtë rast formulën e zakonshme, transferim në formë huazimi ose shitje duke mbajtur 50% të të drejtave të lojtarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot