Shpërndaje në: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se nga nesër Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkërendim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të fillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë të qumështit dhe produkteve të tij.
Aksioni thuhet se do të ndërmerret bazuar në gjetjet e përcjella nga AUV-ja. Ministria ka njoftuar se përdorimi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës pa u deklaruar në etiketë, ose përdorimi i tyre në sasi që tejkalojnë sasinë e deklaruar, përbën mospërputhje me kërkesat ligjore për informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Kontrollet thuhet se do të përqendrohen në: përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me përbërjen e deklaruar në etiketë; deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë; saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve; dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve; produktet që posedohen për qëllime tregtimi ose ofrohen për shitje.
“Produktet për të cilat, pas verifikimit zyrtar dhe rezultatit të analizave përkatëse, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale të produkteve, do të tërhiqen nga tregu në përputhje me procedurat ligjore.
Ndaj operatorëve ekonomikë përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masat e tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Të gjithë operatorët ekonomikë thuhet se obligohen të sigurojnë që produktet të cilat i prodhojnë, importojnë, distribuojnë ose i ofrojnë për shitje të kenë përbërje, emërtim dhe etiketim të saktë, të qartë dhe të verifikueshëm.
“Deklarimi i pasaktë ose mashtrues i përbërjes cenon të drejtën e konsumatorit për informim dhe do të trajtohet dhe sanksionohet në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.
Edhe Arbëri 5 qer 2026 Kanceri nuk zgjat 20 ditë: pacientët mes trajtimit, punës dhe pasigurisë financiare Të martën, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e mostrave që janë marrë në periudhën prill-korrik, gjatë aksionit të zgjeruar të kontrolleve në sektorin e qumështit.
Sipas AUV-it, në 495 mostra janë analizuar parametrat e ndryshëm të autenticitetit dhe sigurisë ushqimore, duke përfshirë përmbajtjen e yndyrës, proteinës, praninë e vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtes dhe qumështit pluhur. Nga gjithsej 93 mospërputhje të identifikuara, 46 raste kanë të bëjnë praninë e vajit të palmës, e që nuk është i deklaruar si përbërës në ambalazh.
