Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) bën të ditur se të enjten do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas njoftimit të ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, pasi pritet që ato të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në dhe do të vlejë vetëm për autoudhët. MIT bën të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
